5 informacione ekstremisht private që iPhone juaj di për ju
Çdo iPhone, iPad, iPod që blini vjen me një sërë dokumentash që kërkojnë t’i ndani me të informacione të rëndësishme personale. Është tërësisht e ligjshme për Apple t’i mbledhë dhe përdorë këto informacione, sepse ju vetë i jepni të drejtë. Kjo ndodh sepse shumë prej nesh nuk i lexojnë fare kushtet e përdorimit të një aplikacioni.
Nëse lexoni kushtet e përdorimit që duhen pranuar sa kur përdorni paisjet Apple ose përditësoni versionin e iOS do të vini re se gjuha e përdorur në këto dokumenta është jashtzakonisht e paqartë në lidhje me të dhënat private.
Në vend që të përmendet çdo rast kur Apple mban të dhënat e përdoruesit, dokumentat janë të mbushura me fraza të përgjithshme dhe me terma të papërcaktuar qartë.
The Huffington Post është konsultuar me disa ekspertë ligjorë rreth sistemit Apple iOS 8.1 për të kuptuar se nga cilat të informacione private duhet të heqim dorë kur përdorim këto paisje.
Këto janë pesë gjërat private që i dorëzoni Apple-it ose në disa raste palëve të treta vetëm duke përdorur iphonin tuaj normalisht:
1.Çdo gjë që i thoni Siri-t dhe kur dhe ku e thoni.
Sa herë që flisni me Sirin ndonjë punonjës i Apple mund të jetë duke ju dëgjuar. Qëllimi është “t’ju kuptojnë më mirë dhe të njohin atë që ju thoni” sipas kushteve të përdorimit.
2. Disa të dhëna personale të klasifikuara si “jo-personale”.
Apple e ndan informacionin në “personal” dhe “jo-personal”. Por, ndërsa të dhënave personale iu është lënë një hapësirë shumë e ngushtë. Të dhënat “jo-personale” përmbajnë informacione si puna që bën përdoruesi, kodi postar dhe vendi ku paisja përdoret. Këto informacione quhen jo-personale sepse nuk shoqërohen drejtpërdrejt me një individ të veçantë.
- Ku janë paisjet tuaja (praktikisht, ku ndodheni).
Duke qënë se ne i mbajme telefonat me vete pakashumë gjithkund, gjithë lëvizjet tona mund të lokalizohen lehtësisht. Ky informacion mund të mos shoqërohet me emrin tuaj, por mund të shoqërohet me incofmacione të tjera që ju identifikojnë lehtësisht. - Sa shpejt po lëvizni.
Çdo aplikacion që përdor të dhënat mbi venddodhjen tuaj, mund të mbledhë dhe informacione mbi shpejtësinë e lëvizjes tuaj.
Një prodhues aplikacionesh për trafikun i kërkoi ndjesë përdoruesve në 2011 sepse i kishte shitur të dhënat e trafikut policisë që i kishte përdorur ato për të vendosur detektorë shpëjtësie. - Të gjithë iMesazhet që dërgoni, për një kohë të caktuar.
Për tu siguruar që mësazhet janë dërguar siç duhet, Apple i ruan ato në formë të koduar “për një periudhë të limituar kohë” e cila nuk përcaktohet.