Ozpetek për D&G: Rëndësi për fëmijët ka si rriten, jo seksi i prindërve
“Unë do thoja se ajo që vërtetë ka rëndësi është si rriten fëmijët, seksi i prindërve të tyre nuk ka aspak rëndësi”!
Regjisori, i cili ka trajtuar shpesh në filmat e tij çështje që lidhen me komunitetin LGBT (por që është shprehur shume rrallë për LGBTI), mbajti një qëndrim kundër polemikave, sipas tij “histerike”, midis Dolce & Gabbana dhe Elton John.
Kujtojmë se në një intervistë për revistën italiane “Panorama“, Dolce & Gabbana u shprehën se fëmijët që vijnë në jetë me fertilizim in vitro “janë pa nënë e pa baba“. Madje ata (D&G) i quajtën këta fëmijë si: “fëmijë sintetikë”.
Pyetjes së gazetarit Leandro Palestini, nga Repubblica.it, nësë qëndron në anën e Elton John apo Dolce & Gabbana Ferzan Ozpetek, një regjisor me origjinë turke që ka bërë karrierë në Itali, i përgjigjet se, sipas tij, “është absurde“që duhet të jetë “patjetër në njërën anë apo në tjetrën”.
“Të kesh një fëmijë për mua është një çështje përgjegjësie, nuk do flisja për ‘fëmijë sintetikë’ sepse problemi është si rriten fëmijët”, thotë Ozpetek, që ka debutuar si regjisor me filmin shumë të vlerësuar ndërkombëtarisht “Hamam” në 1999.
“Njërëzit gjykohen për zemrën e tyre, për mendjen e tyre, jo për mënyrën si bëjnë seks”, tha më tej ai.
Për sa i përket thirrjes për të bojkotuar Dolce & Gabbana ai është shprehur se e sheh jetën në një mënyrë të ndryshme nga “Dolce and Gabbana”. (Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë një cift gej që jetojnë e punojnë bashkë që nga 1985).
“Njerëzit duhet të jenë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre. Por unë kujtoj kopertinën e Vanity Fair në të cilën u janë bërë foto me shumë fëmijë përreth, ata shprehën dëshirën për të qenë etër, ëndërronin një familje. Do e kenë rimenduar“, tha Ozpetek për Repubblica.it.
Pyetjes nëse ka menduar ndonjëhërë të ketë fëmijë Ozpetek iu përgjigj se: “Po, e kam menduar. I ndaj katërmbëdhjetë vjet të jetës time me dikë. Por, unë dhe partneri im kemi zgjedhur të mos kemi fëmijë. Arsyeja? Personalisht, sepse unë ende ndjehem ‘djalë’. Por kam shumë nipër dhe kjo është e mrekullueshme: jam xhaxhai i fëmijëve të miqve të mi”.
Lexo edhe: Dolce & Gabbana fyejnë fëmijët e çifteve gej, reagojnë Elton John dhe Ricky Martin
https://www.youtube.com/watch?v=x9JzZVuhPlA