Facebook synon të përhapë internet falas në 100 shtete
Iniciativa më e re eFacebook Internet.org, me të cilën pritet të përhapë internetin në të gjithë botën, po zgjerohet me hapa shumë të shpejta. Chris Daniels, zëvendës presidenti i projektit Internet.org tek Facebook, njoftoi se kompania ka në plan të zgjerohet në 100 shtete deri në fund të këtij viti. Programi po aplikohet aktualisht në 7 shtete: Zambia, Tanzani, Kenia, Gana, Kolumbi dhe Indi, dhe ka ndihmuar më shumë se 7 milionë njerëz që të marrin shërbime shëndetësore, të punësimit dhe informacione lokale pa paguar asgjë.
Internet.org, është prezantuar në vitin 2013, është një program i Facebook-ut që punon për të ofruar qasje falas në web për njerëzit që nuk kanë mënyra të tjera për të hyrë në internet. Qëllimi është njohja e përdoruesve me shërbimet bazike, si Wikipedia, sajtet e punës dhe shëndetit, dhe sigurisht Facebook. Ata që do ta kuptojnë vlerën e internetit mund të blejnë një paketë më të mirë. Qëllimi kryesor është që të përhapin internetin në të gjithë botën.
Facebook bashkëpunon me qeverinë në secilin shtet për të përzgjedhur sajtet që do të jenë të disponueshëm në aplikacion. Në fillim të kësaj jave, Mark Zuckerberg deklaroi gjatë Kongresit Botëror të Telefonave se kompania është gjithashtu duke punuar mbi ndërtimin e dronëve, lazerave dhe satelitëve si pjesë e projektit Internet.org. Ky projekt do të aplikohet në shtete të veçanta bazuar në nevojat dhe partnerët operacionalë në rajon. Kryesisht kompania do të përqendrohet në shtetet që kanë një numër të varfër përdoruesish që përdorin internetin.
/Agjencia e lajmeve INA