#boycottDolceGabbana / Jep dorëheqjen drejtori i Swide, revistës së Dolce & Gabbana
Giuliano Federico është drejtor artistik i Gay.tv dhe themelues i agjencisë së reklamave Braga+Frederico.
Deri tani ai ishte edhe redaktor i Swide, revistës së botuar nga Dolce & Gabbana, por pas deklaratës së dy stilistëve kundër familjeve të së njejtit seks Federico ka dhënë dorëheqjen duke postuar në faqen e tij në Facebook motivet e tij:
Të dashur miq të Facebook,
Ju shkruaj për t’ju informuar se sot kam dhënë dorëheqjen time si redaktor i Swide.com, revistës së botuar nga Dolce & Gabbana. Ky ishte një vendim i vështirë, por i qetë. Në këto vite së bashku me redaksinë dhe me bashkëpunëtorët e shumtë rreth botës, ne kemi treguar në anglisht Italinë dhe italianët e djeshëm dhe të sotëm, duke u përpjekur të ndjekim fillin e aftësisë së jashtëzakonshme që Stefano dhe Domenico kanë për të bërë pop trashëgimninë e madhe kulturore të vendit tonë.
Unë mendoj se stilistët duhet të bëjnë stilistët e të flasin me veshjet. Dhe mendoj se është e drejtë për t’i njohur Stefanos dhe Domenicos vullnetin ambicioz dhe vizionar për ta bërë markën e tyre dhe krijimet e modës së tyre bartëse të vlerave.
Megjithatë, opinionet më të fundit të shprehura në mënyrë legjitime nga Dolce & Gabbana në intervistën për javoren Panorama për atë çfarë është një familje dhe cilat janë mënyrat si njerëzit në mënyrë legjitime të mund të formojnë familje, dy vlera që prekin debatin publik italian, dhe jo vetëm, janë krejtësisht të papajtueshme me ndërgjegjen time si një qenie njerëzore në botën bashkëkohore dhe në kundërshtim me angazhimin tim si individ i përfshirë në debatin politik.
Kjo është arsyeja pse unë dhash dorëheqjen nga posti i drejtorit përgjegjës së Swide.com. Ka ardhur momenti që njerëzit e mendimit, siç unë besoj se jam, të bëjë gjeste të vogla si kjo.
Jam krenar që jam italian, për traditat tona dhe të kaluarën tonë, por unë mendoj se Italia mund të shikojë për një të ardhme më moderne dhe të barabartë për qytetarët e saj dhe të fëmijëve të tyre. Të gjithë fëmijëve.
Lexo edhe: Dolce & Gabbana fyejnë fëmijët e çifteve gej, reagojnë Elton John dhe Ricky Martin