Imazhe mahnitëse të grave duke punuar në të gjithë botën (FOTO)
Gratë janë një nga forcat më të mëdha në rritje në ekonominë globale – edhe pse sipas sondazheve paguhen më pak se burrat në mbarë botën. Në vitin 2011, Banka Botërore zbuloi se femrat përbëjnë 40% të fuqisë punëtore në botë, por mban vetëm 1% të pasurisë financiare, nuk ka rëndësi nëse puna jote është të mbash fëmijët në shtëpi, të punosh në ndërtim, të këndosh, kërcesh apo çdo lloj pune tjetër. Më poshtë po ju paraqesim disa foto të mrekullueshme nga përditshmëria në punë e grave në mbarë botën./ HuffingtonPost
Një grua pakistaneze që punon në sektorin e tharjes së tullave në një fabrikë tullash në Islamabad.
Gratë nga Nepali që punojnë nën diellin përvëlues në arat e mbjella
Një kërcimtare gjatë karnavaleve të përvitshme në Rio de Janeiro.
Një grua koreano veriore që punon në shtetin komunist në fabrikën e tekstilit Kim Jong Suk Pyoungyang
Një grua beduine nga fisi Al-Qiyaan duke punuar jashtë shtëpisë së saj në Izrael.
Punonjëse ferme në Gjermani, duke kontrolluar pjekurinë e bimëve çikore
Një inxhiniere duke ndërtuar me dorë një motorr turbo 5.5L V8 M157 në fabrikën e Mercedes Benz, Gjermani
Një grua tajlandeze gjatë periudhës së korrjes së çajit
Një artiste dhe piktore amerikane në studion e saj në New York
Një grua nga Kuba duke punuar në një fabrikë cigaresh
Një grua 90-vjeçare kineze që vazhdon ende punën e saj si elektro – salduese
Një grua franceze duke punuar në një fabrikë porcelani
Një grua duke shitur krip në një treg në Haiti
Grua palestineze duke punuar në zdrukthtarinë e saj në qytetin e Gazas
Grua nga Tibilisi duke punuar në një punishte vere
Dy punëtore duke mbajtur banane gjatë periudhë së korrjes në Indi
Grua meksikane që punon në një ofiçinë
Një grua indiane duke punuar në një fushë kripe
Një grua artizane duke thurur një tapet, në Bullgari
Gruaja e parë taksiste në Afganistan
Një grua pakistaneze duke i dhënë dorën e fundit punimeve prej balte
Grua spanjolle duke punuar në një fabrikë me mullinj ere