Njoftim për vend pune: Punonjës Social, në Qendrën Kombëtare Tranzitore Të Emergjencës, Tiranë
Shërbimi Social Shtetëror shpall konkurrimin për vende të lira pune në pozicionin Punonjës Social në:
Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës Tiranë
Kandidati që kërkon të punësohet në këtë vend pune duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar,
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar,
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Shencave Sociale dega Punë Sociale.
- Të ketë eksperiencë pune,
- Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit,
- Të ketë njohuri kompjuterike,
- Të mos jetë dënuar për kryerje të ndonjë vepre penale,
- Të mos jetë dhënë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 30.03.2015, në sektorin e Burimeve Njerëzore pranë Shërbimit Social Shtetëror Tiranë, këto dokumente:
– Kërkesën për aplikim,
– Curriculum Vitae të detajuar,
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave,
– Fotokopje të librezës së punës,
– Fotokopje të kartës së identitetit,
– Dëshmi penaliteti,
– Raport mjekësor që vërteton gjendjen e tij shëndetësore,
– Çertifikata të kualifikimeve,
– Referenca pune.
Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet në zarf në sektorin e Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit Social Shtetëror, me mbishkrimin “Aplikim për punësim”. Asnjë dosje nuk do të merret në konsideratë nga komisioni nëse nuk është e plotë. Pas verifikimit paraprak në datën 03.04.2015 do të shpallet lista e konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurimin, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi legjislacionin e Shërbimit Social Shtetëror që gjendet në faqen zyrtare të Sh.S.Sh-së, si dhe njohuri specifike për pozicionin e vendit të punës.