Burra me qira për gratë në nevojë
Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, po fillon të përhapet një lloji shërbimi social i ri – burrë me qira për një orë.
Burrat e “punësuar” do të jenë në dispozicion për të kryer detyra që njihen tradicionalisht si punë burrash në një familje. Ndaj nëse jeni një femër që nuk ka dëshirë të merret me punë shtëpie si shërbime hidraulike apo të ndërroni llambat e djegura, atëherë mund të merrni me qira “bashkëshortin tuaj ditor”.
Shërbimi social, lajmëron shefi i departamentit të mbrojtjes sociale në bashkinë e Moskës, do të jetë pa pagesë për familjet me të ardhura minimale dhe në dispozicion për gjithë të tjerët me një tarifë të pranueshme.
“Burra për një orë në Moskë” është nismë që është mbështetur nga dhjetra kompani private. Ato premtojnë burra të rinj dhe të fortë me shumë aftësi të mira teknike. Ndërkohë përveç kësaj, në Moskë ka kohë që funksionon një program me mjek shtëpie kryesisht të dedikuar për pensionistët dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
/The Guardian