VIDEO/ Çfarë duhet të bëni kur një nga miqtë tuaj bën një batutë seksiste
“Më bëj një sanduiç”, thërret miku juaj. Të tjerët qeshin duke supozuar se është thjesht një shaka, por në të vërtetë, ju u ndjetë keq. A i përgjigjeni? A qeshni dhe ju si të tjerët? Çfarë duhet të bëni kur një nga miqtë tuaj bën një shaka seksiste?
Personazhi i njohur i Youtube, Hannah Witton jep disa këshilla të dobishme për të luftuar seksizmin në jetën e përditshme.
“ Janë këto lloj shakash, pjesë e gjuhës sonë të përditshme që ndikojnë për të krijuar dhe ushqyer kulturën e seksizmit.”
Këto lloj shakash përforcojnë idenë e pabarazisë gjinore. Në shumë raste, kundërshtimi i duruar dhe i kujdesshëm mund të ketë një impak shumë pozitiv.
Në vend që të qeshni bashkë me të tjerët, ose të kthehnui duke bërtitur mund të ndiqni një nga këto tre këshilla për të kundërshtuar njerëzit që bëjnë shaka seksiste:
- Kthejeni në personale
- Tregohuni të respektueshëm
- Mos prisni rezultate të menjëhershme
https://www.youtube.com/watch?v=-_th8lAil8w
“Dhe pse është shumë tunduese, ju nuk duhet të armiqësohen me njerëzit duke ja përplasu kundërshtimin tuaj në fytyrë. Nëse tregoheni të sjellshëm do të arrini një rezultat më të kënaqshëm.