Shqipëria cilësohet vend që ka të paktën një fatkeqësi natyrore në vit!
Shqipëria është një nga vendet e para në botë e rrezikur nga përmbytjet, tërmetet, rrëshqitjet e dheut dhe zjarret masive. Ky është konkluzioni i specialistëve, përfaqësueseve të institucioneve shtetërore, qarqeve akademike, institucioneve shkencore të vendit dhe organizatave joqeveritare, në konferencën e organizuar për këtë qëllim nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Këtë sipas tyre e rëndojnë më tej faktorët shtesë të rrezikut që lidhen me zhvendosjet e popullsisë dhe urbanizimin kaotik gjatë tranzicionit shqiptar, injorimin e kodeve dhe zonave të ndërtimit, abuzimin me mjedisin etj.
Kapacitetet shqiptare thonë ekspertët, janw tw limituara për përballimin e fatkeqësive natyrore. Shqipëria mbetet një vend, objekt i të paktën një fatkeqësie madhore në vit, me humbje ekonomike që llogariten në rreth 2.5%.
Aktualisht 7 qytetet më të mëdha të vendit ndodhen në zonën me probabilitet rreziku 75%, zonë nga e cila sigurohet mbi 80% e prodhimit të brendshëm. Sipas llogaritjeve të ekspertëve, përsëritja e skenarit më të keq të përmbytjeve në 100 vitet e fundit, në Ultësirën Perëndimore, do të prekte seriozisht rreth 20 rrethe, 110 komuna, 341 fshatra, 85,500 banesa (në rreth 7.9 milionë m2) me një total prej rreth 565 mijë banorësh.
/shqiptarja.com