Murgeshat feministe flasin rreth misionit të tyre për barazi gjinore
Autorja Jo Piazza hulumton frymën e aktivizmit midis motrave katolike në librin e saj të ri Nëse Murgeshat do të qeverisnin Botën: Dhjetë Motra në mision. Duke qenë se ka kaluar kohë me murgeshat si reportere, Piazza tha për HuffPost live të hënën se ajo “vazhdoi të takohej me gra që kishin histori të mahnitshme që nuk ishin thënë akoma”, të cilat e frymëzuan atë që të shkruante një libër për historinë e feminizmit midis murgeshave.
“Motrat katolike ishin disa nga feministet e para në Amerikë në shumë mënyra,” tha Piazza. “Ato udhëhiqnin spitale, shkolla, por askush nuk i mendonte ato si feministe sepse ato ishin disi “të ndryshme” midis burrit dhe gruas. Ata ishin këmbët mbi tokë për kishën katolike për 100 vitet e fundit. ”
Bisedës me HuffPost live ju bashkua edhe motra Maureen Fiedler, e ftuar e “Zërave ndërfetarë” në NPR e cila tha se edukimi i saj katolik e ndihmoi atë të zbulonte pasionin e saj për barazi në moshë të re.
“Unë u bëra feministe në moshën 17 vjeçare në një gjimnaz katolik, ku drejtor ishte një prift,” kujton Fiedler.
Çdo gjë filloi kur prifti e thirri Fiedler në zyrën e tij për ti thënë se edhe pse notat e saj e kualifikonin, ajo nuk do të lejohej të mbante fjalimin në ceremoninë e diplomimit, sepse ishte vajzë.
“Shtanga. Dua të them, isha 17 vjeç, kurse ky burrë ishte ndoshta në të 50-at e tij,” tha Fiedler. “Mbaj mend që shkova në shtëpi dhe e pyeta nënën time se çfarë të bëja, dhe ajo tha:” Mos i shpall luftë një prifti! “”
Por ajo nuk u largua nga padrejtësia, hyri përsëri në zyrën e drejtorit dhe nuk u tërhoq.
“Atëherë unë arrita të kuptoj se kisha filluar të mendoja për mënyra se si të ndryshoja sistemet. Unë u ktheva tek ai dhe i thashë:” Atë, kjo është e gabuar, është e padrejtë, dhe do të duket shumë e tmerrshme në faqen e parë të gazetës tonë lokale, “tha ajo.
Ajo triumfoi, dhe me fitoren e saj nuk i erdhi vetëm mundësia për të mbajtur fjalimin, por për të pasur një qëllim i ri.
“Ai ishte momenti që interesi im në barazinë e grave dhe burrave filloi të rritet, dhe më pas unë u bëra një avokate e Amendamentit për të Drejta të Barabarta,” tha ajo.
Fiedler ishte në mesin e një grupi priftërinjsh, murgeshash, teologësh dhe të tjerë të cilët nënshkruan një shpallje në vitin 1984 të botuar tek The New York Times duke i bërë thirrje kishës që të njihte rritjen e mbështetjes për të drejtat e abortit mes klerikëve dhe anëtarëve të kishës. Koalicioni Kombëtar i murgeshave Amerikane ka bërë deklarata të shumta publike duke deklaruar mbështetje për të drejtat riprodhuese.
marrë nga: huffingtonpost.com