7 gra që ndryshuan botën
Autorja amerikane e romanit best-seller të vitit 1852 “Kabina e Xha Tomit” ndihmoi të popullarizohet lëvizja kundër skllavërisë.
Një legjendë thotë se Abraham Lincoln e përshëndeti Beecher Stowe në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë: “Atëherë, ju jeni ajo gruaja e vogël e cila shkroi librin që filloi këtë luftë të madhe,” duke ju referuar luftës civile.
Romani i saj fliste për jetën e skllavit me ngjyrë xhaxha Tomit, dhe ishte libri i dytë më i shitur i shekullit të 19 pas Biblës.
Militantja e së drejtës së votimit për gratë, britanikja Emmeline Pankhurst themeloi Unionin Social dhe Politik të Grave (WSPU), një grup i njohur për format ekstreme të protestave si p.sh. të lidhnin veten e tyre me zinxhirë nëpër kangjella dhe të futeshin në greva urie.
“Ne jemi këtu, jo sepse jemi shkelëse të ligjit, jemi këtu në përpjekje për tu bërë ligj-vënëse,” tha ajo gjatë një gjyqi në vitin 1908.
Për fat të keq Pankhurst nuk jetoi aq gjatë sa të shihte ëndrrën e saj të bëhej realitet, ajo vdiq tre javë para se një ligj të miratohej duke i dhënë grave të drejta të barabarta të votës me burrat.
“Ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet, por mund të parandalojmë që të ndodhë sërish”, – nga “Ditari i një vajze të re” të Anne Frank.
Urtësia dhe zgjuarsia e nxënëses çifute 13-vjeçare Anne Frank, e shkruar ndërsa qëndronte e fshehur në Amsterdam gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një nga librat më gjerësisht i lexuar në botë me mbi 30 milion kopje të shitura.
Historia e jetës së saj nën pushtimin gjerman është një dokument i fuqishëm që është përkthyer në 67 gjuhë dhe është përshtatur si për film ashtu edhe për teatër, dhe shtëpia e saj është kthye në një muze.
Frank vdiq në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen në 1945, vetëm disa javë para se të çlirohej.
Libri i vitit 1949 “Seksi i dytë ” i filozofes ekzistencialiste franceze Simone de Beauvoir u bë një pikë referimi për feministet.
Ai analizoi trajtimin dhe perceptimin e grave gjatë gjithë historisë, dhe u vlerësua në mënyrë shumë kontroversiale saqë Vatikani e vuri në Indeksin e librave të ndaluar.
“Të gjitha shtypjet krijojnë gjendje lufte, dhe ky nuk është përjashtim”, tha De Beauvoir, e cila së bashku me partnerin Jean Paul Sartre ishte një nga mendimtaret më me ndikim të shekullit të 20-të.
Kimistja britanike dhe kristalografja e rrezeve x, Rosalind Franklin pati rol kyç në zbulimin e strukturës së ADN-së.
Fotografitë e saj me rreze X të spirales të dyfishtë janë përdorur nga shkencëtarët Francis Crick, James Watson, dhe Maurice Wilkins, të cilit në vitin 1962 ju dha bashkarisht një Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësisë për punën e tyre në modelin e ADN-së.
Megjithatë Franklin nuk e mori dot një çmimin Nobel, pasi vdiq nga kanceri në vezore në vitin 1958 në moshën 37 vjeçare.
Amerikanja Billie Jean King ishte një nga konkurrentet më të mëdha që Wimbledon kishte parë ndonjëherë, duke marrë në shtëpi 20 tituj.
Por ajo ndoshta njihet më shumë për një ndeshje të quajtur “Beteja e gjinive” kundër Bobby Riggs në vitin 1973.
29-vjeçarja King me size, mundi Riggs-in 55-vjeçar para një audience televizive 50 milion njerëzish në mbarë botën. Ajo më vonë formoi Shoqatën e Tenisit për Gra dhe ka bërë fushatë për çmim të barabartë në para për lojtaret femra.
“Kur ne mbjellim pemë, ne mbjellim farën e paqes dhe shpresës,” tha fituesja e vitit 2004 të Çmimit Nobel të Paqes, ambjentalistja Wangari Maathai.
Aktivistja politike Keniane themeloi Lëvizjen e Brezit të Gjelbër në vitin 1977 në një përpjekje për fuqizimin e grave që jetonin në zona rurale dhe kishin filluar të raportonin se përrenjtë e tyre kishin shteruar, furnizimi i tyre ushqimor ishte më pak i sigurtë, dhe ato duhet të ecnin shumë më tepër se kurrë më parë për dru zjarri.
Lëvizja që atëherë është përhapur në të gjithë botën, duke bërë fushatë për ndryshimin e klimës dhe duke ju bashkëngjitur Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.
Marrë nga: edition.cnn.com