Eddie Redmayne do të luajë rolin e një gruaje transgjinore
Redmayne do të luajë Lili Ebe, një nga njerëzit e parë që ka kryer një operacion për ndryshimin e seksit, në filmin Vajza Daneze (The Danish Girl). Ai është bazuar në një roman të David Ebershoff dhe tregon historinë e Ebe, një artist i cili ndërroi gjininë në vitin 1930 dhe vdiq në moshën 48 vjeçare, pas një dështimi të transplantit të mitrës.
Eddie Redmayne fitoi Oskarin për Aktori më i mirë për interpretimin e tij të Stephen Hawking.
Marrë nga: pinknews.co.uk