Shtyhet deri më 31 mars afati për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike
Qytetarët që rezultojnë debitorë ndaj OSSHE-së do ë kenë dhe 32 ditë kohë për të shlyer pagesat e prapambetura.
Pagesa e detyrimeve brenda këtij afati parashikon një zbritje me 80% të kamatëvonsave.
Ky vendim u bë i ditur nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se 31 marsi do të jetë mundësia e fundit për të përftuar nga skema lehtësuese.
“Sot konstatojm ë me kënaqësi se qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur pozitivisht angazhimit të OSHEEsë dhe Policinë e Shtetit. Falenderoj qytetarët që vendosën t’i japin fund abuzimit me energjinë, të cilët lidhën kontrata të reja, duke iu përgjigjur shumicës së qytetarëve të ndershëm që kanë paguar vazhdimisht detyrimet. Skema lehtësuese ka dhënë rezultate të qarta.
Duke dëgjuar kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve në dhënien e një kohe shtesë për të lehtësuar pagesat, është marrë vendim që afati të shtyhet deri në 31 mars për lidhjen e aktmarrëveshjeve me kushtet lehtësuese që kanë qenë në fuqi deri tani. 31 marsi është afati i fundit, mundësia e fundit që u bëhet qytetarëve për ta plotësuar këtë detyrim.
Skema lehtësuese nuk mund të shtrihet në mënyrë permanente. Secili të paguajë për atë që konsumon , askush të mos paguajë për ata që vjedhin.”
-deklaroi ministri Gjiknuri.
Sipas ministrit Gjiknuri kjo kohë shtesë do të jetë afati i fundit, dhe pas 31 marsit 2015 do të nisin masat dhe tarifat e zakonshme.