Sulmohet makina e postës shqiptare në Durrës. Rojet private reagojnë, detyrojnë grabitësit të largohen duarbosh
Dështon tentativa për të grabitur automjetin që transportonte paratë e filialit të postës shqiptare në Durrës.
Dy persona të armatosur i janë afruar makinës së blinduar të postës dhe kanë kërcënuar punonjësit që t’i japin paratë.
Por këtë herë rojet e sigurisë kanë bërë rezistencë.
Një nga rojet është përleshur me grabitësit të cilët e kanë qëlluar me qytën e armës, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Autorët nuk kanë arritur të realizojnë grabitjen dhe janë larguar drejt lagjes numër 6 të qytetit duke humbur gjurmët.
Dëshmitarët kanë deklaruar se grabitësit mbanin skafandra në kokë, ndaj nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.