Sa do të paguajmë për zgjedhjet vendore?
Zgjedhejt e 21 qeshorit do të kushtojnë 16 milionë lekë më shumë se zgjedhjet parlamentare të 2013. KQZ miratoi buxhetin për zgjedhjet vendore me të cilin do të paguhen 49 mijë komisionerë dhe do të prodhohen 6 milionë fletë votimi.
Gazeta Mapo shkruan se zgjedhjet vendore të 21 qershorit do t’u kushtojnë shqiptarëve 743 023 000 lekë.
Po ta pjesëtojmë këtë fond me 3 290 143, që është numri total i zgjedhësve sipas listave të Ministrisë së Brendshme, atëherë rezulton se kostoja për një zgjedhës do jetë 226 lekë të reja.
Për këto zgjedhje do të blihen 6899 882 fletë votimi me vlerë 12.36 lekë secila. Kostoja totale e fletëve të votimit është 85 282 539 lekë.
Kjo pasi në këto zgjedhje do të votohet me dy fletë votimi. Dhe pse në zgjedhje nuk marrin pjesë gjithë votuesit, KQZ është e detyrar për shkak të ligjit të parashikojë një numër fletësh votimi të barabartë me numrin e zgjedhëzve, dhe 2 % më shumë për siguri.