Testimi i infermierëve, 3 kategoritë që përjashtohen
Nga testimi i infermierëvë do të përjashtohen tri kategori të veçanta.
Kjo sipas urdhrit të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, me numër 79 i datës 12 shkurt 2015.
Në urdhrin e publikuar nga “Gazeta Shqiptare” shkruhet se nga procesi i vlerësimit të aftësive, për vitin 2015 do të përjashtohen:
1.Infermieret e lindura pas datës 1 janar 1958.
2.Infermierët meshkuj të lindur përpara datës 1953
3.Personeli infermieror i licensuar nga Urdhri i Infermierit pas datës 1 janar 2014.
Dy kategoritë e para përjashtohen për shkak se janë në prag të pensionit dhe pas vlerësimit të njohurive nuk do të kenë mundësinë të ndjekin programet e edukimit, që do të financohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa infermierët e licensuar përgjatë vitit 2014 nuk do të futen në provim, pasi është shumë herët për të ritestuar njohutirë e tyre.