Studim: Gjyshërit janë çelësi për një jetëgjatësi më të madhe
Një studim i bërë kohët e fundit ka nxjerrë përfundimin se gjyshërit kanë qenë thelbësorë në mbijetesën e njerzve për mijëra vjet me rradhë.
Shumica e njerëzve mendojnë me dashuri për gjyshërit e tyre sesi i kanë llastuar në fëmijëri me çokollata, biskota, para, apo si iu janë gjendur pranë kur prindërit nuk kanë qenë aty. Tani një studim i ri thotë se ka një rëndësi evolucionare të natyrës edukuese dhe përkujdesjes së gjyshërve. Që nga kohët primitive ata kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshmë për fëmijët dhe nipërit dhe mbesat kur ka ardhur fjala për ushqimin.
Studimi i publikuar, thotë se në familjet e marra në studim, varet shumë nga gjyshërit e tyre për t’i pajisur ata me kalori. “Ne përcaktuan rrjedhjen neto të kalorive në mesin e individëve ku aksesi në ushqim është i limituar. Rezultatet mbështesin teorinë se gjyshërit janë çelësi për fëmijëri dhe jetgjatësi më të gjatë”.
Disa teori shpjegojnë se një nga arsyet përse njerëzit jetojnë më gjatë se primatët e tjerë është për shkak të forcimit të burimeve që gjyshërit ofrojnë në familjet e tyre. Gjatë studimit 5-vjeçar, mjekët analizuan sasinë e kalorive që çdo individ konsumontë gjatë ditës dhe më pasë llogaritën numrin e kalorive që secili familjar kontribuonte në dietë. Përfundimi ishtë që gjushërit ishin kontribuesit kryesor.
Ndoshta ky studim është një trgues që na kujton se sa duhet t’i vlerësojmë gjyshërit për mbëshjtetjen dhe kujdesjen e tyre gjatë rritjes sonë.
/medicaldaily.com