Tiranë, 2 perona të armatosur grabisin bankën
Një autoblindë pranë “Union Bank” tek stacioni i trenit u grabit nga persona të armatosur.
Dy persona të maskuar kanë qëlluar në ajër dhe kanë goditur rojen e bankës.
Grabitësit i kanë marrë paratë ndërkohë autoblina ishte duke dalë nga banka më pas janë larguar.
Automjeti që dyshohet se ka qenë i grabitësve është i tipit “Mercedes Benz” me targa AA105IV. Sipas të dhënave të para në fugonin e blinduar po transportoheshin 100 milion lekë të vjetra, ndonëse në fugon tashmë nuk janë gjendur para, të dhënat paraprake nuk japin informacione të shumës ekzakte që mund të vjedhur.