Serbia do ta njohë Kosovën
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thoë se pas takimit që pati në Bruksel, janë vënë disa gurë shumë të rëndësishëm për njohjen e vendit. Mustafa ka shkruar në faqen e facebook se njohja e pavarësisë nga Serbia nuk do të jetë e largët. Pavarësisht se ministri serb i drejtësisë ka reaguar keq.
“Nuk po shqetësohem, sepse gur gur bëhet mur. Disa gurë të rëndësishëm të njohjes i vumë kësaj jave në Bruksel, ku mori edhe ai pjesë”.- ka thënë Mustafa.
Nga ana tjetër ministri i drejtësisë Nikola Selakoviç është shprehur se shteti serb nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe Isa Mustafa vetëm në ëndërr mund ta shohë Kosovën të pavarur.
“Isa Mustafa vetëm në ëndërr mund ta shohë Kosovën të pavarur. Ai tashmë paska marrë kurajo t’i thotë edhe në media ëndrrat e tij”, tha Selakoviç për mediat serbe..
/albeu.com