Putin pranon marrëveshjen e armëpushimit dhe shmang luftën
Pas 16 orë bisedimesh në Minsk, udhëheqësit e Ukraniës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës ranë dakort për marrëveshjen e paqes.
Presidenti i Ukrainës dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin kanë rënë dakort që më 15 shkurt të nisë armpushimi, të tërhiqen armët e rënda dhe të krijohet zona e sigurisë.
“Jemi pajtuar për shumë gjëra. Kryesorja, jemi pajtuar për armëpushim, që do të jetë efektiv nga 15 shkurti”, u shpreh Putin.
Kjo marrëveshje u arrit pas një maratone bisedimesh e cila zgjati 13 orë. Duket se situata ka qënë shumë e tensionuar dhe provë e kësaj është kjo foto e presidentit Putin duke thyer një laps.
Konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë, i cili ka marrë mbi 5,400 jetë njerëzish, ka nisur qysh në prill të vitit 2014 dhe pritet që kjo marrëveshje t’i japë fund.