Ngrihu ka ardhur koha! Rikthehen “traktet” në Vlorë
Disa prej aksioneve të fundit të qeverisë kanë revoltuar njerëz në të gjitha qytetet. Një formë është edhe shpërndarja e disa fletushkave në Vlorë, që i bëjnë thirrje qytetarëve t’i kundërpërgjigjen prishjeve të INUK apo burgosjeve për energjinë elektrike.
“Traktet” përpiqen të prekin dinjitetin vlonjat me fjalët “Ku është dinjiteti vlonjat” “Ngrihu, ka ardhur koha!”. Fletushkat janë gjetur të shpërndara në shumë zona të qytetit, kryesisht në Port dhe në zonën e Skelës.
Kjo revoltë vjen në një kohë që Vlora është epiqendër e lajmeve. Duke filluar me përmbytjet, arrestimin e kryebashkiakut Gjika etj.
/BalkanWeb