Në vend të qytetarëve pse mos largohen këta më mirë…?
Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një aksion simbolik pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku vendosi një autobus brenda të cilit shiheshin politikanët, të cilët duhet të largohen nga vendi, për t’iu kthyer shpresa qytetarëve të Republikës, thuhet në njoftimin e VV’së
Kosova, po ballafaqohet me krizën më të madhe ekonomike dhe sociale prej përfundimit të luftës deri më sot. Akumulimi i problemeve për 15 vite me radhë si papunësia e lartë, varfëria e skajshme, mungesa e perspektivës, janë shkaktarët kryesorë që kanë bërë që mijëra qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi. Arsye tjetër e largimit të qytetarëve është humbja e besimit tek qeveria e krijuar me 9 dhjetor.