Policia hungareze ka arrestuar mbi 1 mijë emigrantë kosovarë
Policia e Hungarisë ka bërë të ditur se mbrëmë, ka arrestuar 1. 269 migrantë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Hungari, në mesin e të cilëve shumica janë shqiptarë nga Kosova.
Siç raporton policia hungareze, në territorin “Csongrad megye”, afër kufirit me Vojvodinën, mbrëmë janë arrestuar 1.233 shqiptarë nga Kosova, 16 afganë, 14 pakistanezë dhe gjashtë sirianë, transmeton lajmi.net.
Grupi më i madh i shqiptarëve nga Kosova, siç thuhet, janë kapur rreth orës 17:30 në fshatin kufitar Asthalom, të cilët në mënyrë ilegale kishin kaluar të ashtuquajturën “vija e gjelbër kufitare”. /lajmi.net/