Mjekët për testimin: Kjo është qesharake!
Mjekët kanë dalë kundër nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, për testimin e tyre, raporton gazeta Panorama.
Për shefin e Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, Agim Sallaku, testimi mund të bëhet edhe nëpërmjet krediteve të fituara në vite.
“Do të ishte e udhës të rishikohet programi i certifikimit të mjekëve, Ministria mund të ndryshojë afatin. P.sh. nëse aktualisht në pesë vite duhet të fitohen 150 kredite, ky prag mund të bëhet edhe dy vite me një numër të caktuar kreditesh”, tha Sallaku për “Panorama”.
Kundër këtij provimi u shpreh edhe shefja e pavijonit të hematologjisë, Tatjana Caja.
Ajo tha që është kundër nismës.
Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, Nestor Thereska, gjithashtu tha se nuk e mbështet këtë iniciativë, pasi nuk është e drejtë të testohen mjekë dhe infermierë që kanë mbi 20 apo 30 vite që ushtrojnë profesionin.