Paris, Shqipëria e vëllazërisë fetare në homazhin për të vrarët
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga klerikë të lartë të katër besimeve, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj dhe disa gazetarë merr pjesë në marshimin për paqen në Paris për të nderuar viktimat e ngjarjeve nga e mërkura në të premte me sulmet terroriste kundër “Charlie Hebdo”-së, në metronë e qytetit dhe pengmarrjen në periferitë e tij.