Gjakovarët në protestë kundër deklaratave të ministrit serb të Kosovës
Rreth 2 mijë persona janë bërë pjesëtarë të protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja në Gjakovë. Kjo protestë drejtohej kundër deklaratave të ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.
Ndërkohë, slogani i kësaj proteste ka qenë “Serbia nuk kalon” dhe “Jabllanoviq jashtë”. Kjo protestë u zhvillua disa ditë pas deklaratës së ministrit serb, në të cilën ai kishte përdorur shprehje të rënda kundër nënave protestuese gjakovare, duke i quajtur ato “egërsira”.
Nga ana e tyre, gjakovarët e kanë konsideruar këtë të papranueshme. Për këtë arsye, aktivistët e Vetëvendosjes nuk mjaftohen vetëm me dorëheqjen e tij, por kanë kërkuar të merren dhe masa tjera.
Në këtë protestë, populli gjakovar ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa shkarkimin e ministrit serb.
Sot News