Faktorët që dallojnë produktet OMGJ nga ato BIO
Produktet OMGJ janë pjesë e tregut botërot prej 20 vitesh. Shume prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë janë të modifikuara gjenetikisht. Sipas një studimi të USDA 75% e ushqimeve që shiten në Amerikë kanë përmbajtje OMGJ.
Në vendin tonë nuk ka statistika të sakta rreth përqindjes së ushqimeve OMGJ që prodhohen dhe importohen. Por dihet që në Shqipërinë e pas viteve 90 u futën menjëherë produkte në prodhimin e të cilave përdoren hormone, kimikate dhe pesticide të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja të dëmshme për konsumatorët.
Por si mund të dallojmë nëse një produkt është OMGJ apo BIO? Cilat janë përfitimet ose pasojat që do të kemi nga ushqimet OMGJ në planin afatgjatë? Për më shumë ndiqni podcastin e përgatitur nga Lorin Kadiu.