Citime nga gra të fuqishme
Posted On 30/12/2014
0
- “Unë jam një femër me mendime, pyetje dhe gjëra për të thënë. E vendos unë nëse jam e bukur. E vendos unë nëse jam e fortë. Nuk e përcakton ti historinë time, e përcaktoj unë.”
- Nëse pengohesh ki besim. Dhe kur rrëzohesh, ngrihu menjëherë dhe mos dëgjo askënd që thotë se nuk mundesh apo se nuk duhet të ecësh përara.”
- “Presioni është një privilegj… Rëndësi ka ajo çfarë ti bën me të”
- “Nuk do të bësh asnjëherë gjëra të mëdha nëse nuk je mjaftueshëm e guximshme për ta provuar.”
- “Shpresa është një ndjenjë shumë e padisiplinuar.”
- “Disa dështime në jetë janë të paevitueshme. Është e pamundur të jetosh pa dështuar në diçka, vetëm nëse jeton me kaq kujdes sa që mundet mos të kesh jetuar fare- në këtë rast, dështon automatikisht.”
- “Mendoj se jeta është gjithmonë e rrezikshme. Disa njerëz frikësohen prej saj. Disa njerëz nuk ecin përpara. Por disa njerëz, nëse duan të arrijnë qëllimet e tyre, duhet të vazhdojnë. Duhet të lëvizin.”
- “Ti nuk i kontrollon dot gjithë ngjarjet që do të të ndodhin, por mund të vendosësh që mos të të ligështojnë.”
- “Sigurisht që mund ti kesh të gjitha. Çfarë do të bësh? Gjithçka mendoj. Do të jetë pak e rrëmujshme, por ti përqafoje rrëmujën. Do të jetë e komplikuar, por gëzoju komplikimeve. Nuk do të jetë si asnjë gjë që ti mendon se do të jetë, por surprizat janë të mira për ty. Dhe mos ki frikë: mundsh të ndryshosh mendje. Unë e di: kam pasur katër karriera dhe tre bashkëshortë.”
- “Kam qenë përtokë dhe kam qenë zemërthyer. Nuk e dija si do të ngrihesha sërish në këmbë. Thjesht u tregova e duruar.”
- “Ëndrrat janë shumë të bukura. Por janë thjesht ëndrra. Të shpejta, kalimtare, të bukura. Por ëndrrat nuk realizohen vetëm se ti i dëshiron. Është puna e vështirë që i bën gjërat të ndodhin. Është puna që bën ndryshimin.”
Për të parë citimet e tjera klikoni në: huffingtonpost.com
Ammy SchumerBillie Jean KingDolly PartonGloria SteinemHillary ClintonK. RowlingMalala YousafzaiMaya AngelouNora EphronSandra BullockShonda Rhimes
Trending Now
Sa mbrapsht të sjell një trill?
22/04/2025