Një teori e vogël mbi homofobinë
Heteroseksualiteti në SHBA është gjinor: gratë supozohet të tërheqin, meshkujt supozohet të tërhiqen. Meshkujt dëshirojnë, gratë duan të dëshirohen. Metaforikisht, kjo është një marrëdhënie e llojit predatorm/ pre. Gratë janë subjekt gjuetie i pëlqen apo jo atyre, kështu që vëmendja e meshkujve mund të jetë e kënaqshme, e bezdisshme, ose e frikshme. Varet.
Me sa duket, gratë e dinë se si është të ndjehesh si pre. Sigurisht që jo të gjithë burrat na bëjnë të ndihemi në këtë mënyrë, por disa me siguri që e bëjnë. Djali që sheh vëngër në rrugë, ai që të gjuan rëndë në bar, manjakët që vijnë e të ngjishen nëpër autobusë, xhaxhai keqtrajtues, etj. Nuk ka rëndësi nëse na interesojnë meshkujt apo jo, na intereson ai djalë apo jo, ka meshkuj që, me sy, gojë, duar, dhe më shumë, me sa duket nuk mund të mos e hedhin tërë “fëlliqësinë e energjisë së tyre seksuale” mbi ne.
Pra, çfarë është homofobia? Ndonjëherë mendoj se është momenti që meshkujt të fillojnë të ndjejnë se çfarë do të thotë të jesh pre. Femrat janë mësuar me të. Është një ndjenjë e njohur me të cilën ne duhet të jetojmë gjithë kohën. Ne vazhdimisht duhet të gjykojmë nëse ka rrezik apo jo. Por kur kjo i ndodh për herë të parë meshkujve, vë bast se është shumë tronditëse. Është njësoj si të jenë trajtuar si qënie njerëzore tërë jetën e tyre dhe pastaj, BUM, ata janë një copë mishi dhe asgjë më shumë. Me siguri duhet të ndihen tmerrësisht keq.
Sigurisht, gjithçka që ka ndodhur është se ata janë rikthyer në zinxhirin ushqimor. Nuk janë më grabitqarët, ata janë preja. Dinamika ndërmjet dy meshkujve është e njëjtë me atë midis burrave dhe grave, përveçse tani ata e dinë se si ndjehesh kur të hedhin fëlliqësirën sipër.
Marrë nga : thesocietypages.org