Presidenti Obama i përgjigjet vetëm pyetjeve të grave
Në rast se nuk e keni parë, të premten Presidenti Obama mbajti konferencën e tij të fundit për shtyp të vitit 2014 – dhe kur ishte koha për pyetje, ai thirri vetëm femrat.
Bota e shtypit ka kohë që dominohet nga burrat, dhe Helen Thomas u bë gazetarja e parë femër që mbulonte Shtëpinë e Bardhë në vitin 1960.
Kjo nuk ishte hera e parë që Presidenti Obama pranonte pyetje vetëm nga gratë. Në shtator gjatë një vizite në Uells, Presidenti Obama ju përgjigj pyetjeve të katër gazetareve që ishin të gjitha femra. Por, ndërsa kjo thuhet se ishte vetëm një rastësi, të premten kur Obama j’u përgjigj vetëm pyetjeve të grave ishte i qëllimshëm.
“Fakti është se, ka shumë gra nga shumë organizata lajmesh që ditë pas dite bëjnë një punë të vështirë duke mbuluar Presidentin e Shteteve të Bashkuara”, tha Josh Earnest, Sekretar i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, pas konferencës. “Kur pamë listën e gazetarëve që do të bënin pyetjet, kuptuam se kishim një mundësi unike për të nxjerrë në pah këtë fakt, në konferencën për shtyp të fundvitit.”
Kur gazetarët menduan se Obama kishte mbaruar së përgjigjuri pyetjeve, një gazetar e pyeti Obamën për rezolutat e Vitit të Ri. Ai e injoroi gazetarin dhe në vend të tij i bëri thirrje April Ryan nga Radio Urbane Amerikane. Shtatë gratë e tjera, të gjitha reportere të medias së shtypur, që bënë pyetje ishin: Carrie Budoff Brown nga Politiko; Cheryl Bolen nga Bloomberg; Julie Pace nga Associated Press; Lesley Clark nga McClatchy; Roberta Rampton nga Reuters; Colleen M. Nelson nga Wall Street Journal; dhe Juliet Eilperin nga Washington Post.
Marrë nga: feminist.org