Irlandë: Trupi i një gruaje të vdekur klinikisht, mbahet gjallë si inkubator
Në Irlandë, një grua që është klinikisht e vdekur por është 17 javë shtatzënë po mbahet gjallë kundër vullnetit të familjes së saj. Në këtë kohë të dhimbshme, të afërmit e saj duhet të shkojnë në gjykatë për të ndaluar shtetin irlandez të trajtojë trupin e personit të tyre të dashur si një inkubator kufomë.
A ndikojnë këto fakte emocionalisht tek ju? Atëherë ju lutem qetësohuni. Ajo për të cilën kemi nevojë është ekuilibri. Në të vërtetë, media irlandeze e konsideron një virtyt moral që të jetë në një rrjedhë me argumentet pro-jetës së bashku me faktet e secilës histori të re horrori që rrjedh nga ligjet e abortit në Irlandë.
Në 1983, kryesisht për shkak të presionit nga grupet e lobimit katolik, Irlanda u bë, siç thotë Fintan O’Toole, i vetmi vend në botën demokratike që ka një ndalim kushtetues për abortin. Amendamenti i tetë thotë se e drejta për jetën e një gruaje shtatzënë nuk mund të jetë një privilegj mbi atë të një fetusi. Në vitin 1992 një gjykatës i gjykatës së lartë vendosi që një adoleshente, viktimë përdhunimi, Zonjusha X, kishte të drejtën të abortonte. Kryesisht për shkak të presionit nga e djathta katolike, qeverisë irlandeze ju dheshën më shumë se 20 vjet që të nxirrte ligje për këtë rast. Së fundmi, në vitin 2013, pas vdekjes tragjike të Savita Halappanavar në vitin 2012, kjo gjë ndodhi. Kjo rezultoi në mbrojtjen e jetës gjatë shtatzënisë, e cila, siç Fushata për të Drejtën e Abortit argumentoi në atë kohë, ishte aq kufizuese saqë ishte e dyshimtë nëse kjo do të mundësonte një adoleshente viktimë përdhunim të kishte mundësi të kryente abort.
ARC nuk ishte vetëm e saktë, por profetike. Këtë vit, një adoleshente, viktimë vetëvrasëse përdhunimi dhe torture (Zonjusha Y) u detyrua të vazhdonte shtatzëninë e saj dhe të lindte me operacion Çezarian. Dhe tani kemi një grua klinikisht të vdekur që po mbahet në jetë dhe ushqehet nëpërmjet tubave për hir të një fetusi të pandërgjegjshëm, ndërsa familja e saj zemërthyer merr veprime ligjore në mënyrë që të munden ta vajtojnë.
Por nuk duhet të bëhemi emocionalë. Nuk ka dëshirë politike për një tjetër debat rreth abortit. Kenny është përballur tashmë me këtë çështje. Miratimi i projektligjit për mbrojtjen e jetës gjatë shtatzënisë vitin e kaluar ishte shumë i vështirë për të dhe partinë e tij.
Le ta vënë njerëzit veten në pozitën e kësaj familjeje. Më pas le ta vënë veten në pozitën e Savita Halappanavar, në dhimbje, duke dështuar, në rrezik të lartë për septikemi, ti mohoet një abort. Ose rasti i Zonjusha Y, e përdhunuar, duke kërkuar azil në një vend që burokratikisht e vazhdon torturimin e saj. Ose një gruaje të cilës i është thënë se fetusi i saj ka një anomali fatale por që ajo duhet të vazhdojë shtatzaninë e saj. Ose një vajzë adoleshente të tmerruar duke pritur për pilula kontraceptive të porositura nga ndonjë website i dyshimtë. Ose një nënë me dy fëmijë, që po kalon një krizë në martesë, dhe e gjen atë shtatzënë. Ose të ndonjë prej grave që kontaktojnë Rrjetin e Mbështetjes së Abortit Mara Clarke, duke i kërkuar ndihmë për të kaluar kanalin Irlandez, secila me historitë e saj, secila me arsyet e saj.
Përvojat e grave fshihen në mënyrë rutinë nga diskursi irlandez mbi abortin. Qeveria jonë dhe media nuk do të angazhohen me realitetin e të jetuarit në një trup që mbetet shtatzënë. Kur të tjerët e bëjnë këtë gjë, ata janë thjesht të paarsyeshëm, emotivë: femërorë.
Objektiviteti, tha njëherë historiania Helen Graham, nuk është një pozicion i baraslarguar midis dy pikave. Është e drejtë të zemërohemi dhe të mërzitemi kur hasim padrejtësi. Viti 2014 na ka treguar të vërtetën në lidhje me përbuzjen për gratë në themel të legjislacionit të ri të Kenny-it.
Zemërohuni që trupi i gruas së vdekur po përdoret si një inkubator. Mërzituni që Zonjusha Y është detyruar që të mbajë fëmijën e përdhunuesit për 24 javë. Këta janë trupa grash. Këto janë jetë grash. Dhe kjo është gjithçka që ka me të vërtetë rëndësi.
Për më shumë klikoni në : Theguardian