7 akronime anglisht që duhet patjetër ti dini
Huffington Post në Itali analizoi për 14 javë njohuritë në anglisht të lexuesve të vet.
Një nga dobësitë e mëdha, siç ka konfirmuar dhe Google, janë akronimet në anglisht. Akronimet si FYI, ASAP dhe CEO i bëjnë edhe më të pakuptueshëm tekstet dhe faqet e shumta të internetit që përballemi çdo ditë.
Për të ndihmuar lexuesit e çorientuar, Huffington Post ka përgatitur një udhëzues të shkurtër të shtatë akronimeve më të zakonshme të anglishtes:
- ASAP
As Soon As Possible – Sa më shpejt që të jetë e mundur.
Përdoret si një nxitje në korrespondencën (sidomos elektronike), qëllimi i saj është që të ftojë për të bërë diçka sa më shpejtë që të jetë e mundur, me prioritetin më të lartë.
- FYI
For Your Interest – Për interesin tuaj.
Edhe ky akronim është përdorur gjerësisht në email. Përdoret kur marrësi duhet të informohet për diçka që ka ndodhur, por që nuk kërkon ndërhyrje apo veprim të drejtpërdrejtë. Një tjetër mënyrë për të përkthyer këtë temë mund të jetë “për të mbajtur të informuar”.
- LOL
Laughing Out Loud – Qesh me zë të lartë. Shkurtimi i përdorur në botën e internetit për të treguar argëtimin është shumë i përhapur sepse në vitin 2011 ai u bë pjesë e Fjalorit të Oksfordit.
- MBA
Master of Business Administration – Master i Administrimit të Biznesit
Ky akronim tregon një titull studimi. Administratorët që mbajnë këtë titull përgjithësisht e vendosin dëshminë e saj në zyrat e tyre.
Në vitin 2005, FedEx ka prodhuar një spot interesant temë: “Fedex.com i bën dërgesat aq të thjeshta, sa edhe një MBA mund ti menaxhojë.”
- AKA
Also Known As – I njohur gjithashtu si.
Kjo shprehje është përdorur për të specifikuar emërtimet dhe pseudonimet e autorëve ose të famshëm.
- E.G.
Exempli gratia – Për shembull
Një prej akronimeve më të zakonshme në të gjitha tekstet anglisht është në të vërtetë një fjalë Latine!
- CEO
Chief Executive Officer – Drejtues Ekzekutiv
Ai është figura më e rëndësishme brenda një kompanie. Njihet si një njeri me ajër të rëndë, kravatë, dhe një MBA në muret e zyrës.
Shënim i autorit (1):
Duam që të sigurojmë të gjithë ata lexues të cilët thanë se ishin “të shqetësuar për gjuhën e vet prej kërcënimit të vazhdimishëm nga pushtimi i gjuhës angleze.” Edhe ne jemi të shqetësuar. Gramatika e duhur po zhduket më shpejt se akullnajat e Mont Blanc. Por kjo nuk është faji i gjuhës angleze, përkundazi. Njohja e gjuhëve të tjera të hap mendjen, ngadalëson plakjen e trurit, i bën njerëzit më të mirë.
Shënim i autorit (2):
Ne do të donim të siguronim CEO-t që po na lexojnë, mos e merrni personale. Udhëzues jonë është gjysmë-serioz. Përveç kësaj paratë e shpenzuara për MBA nuk kanë shkuar dëm, të paktën ju mund të dërgoni një pako me FedEx.
Lexo artikullin e plotë në HuffingtonPost.it