Femrat e tatuazheve
Zbulimi i trupit të ruajtur mirë i një kufomë 3000-vjeçare në vitin 1991 zbuloi (midis shumë gjërave të tjera), që njerëzit e lashtë bënin tatuazhe në trupat e tyre. Trupi i mumifikuar u quajt ” Ötzi Njeriu i akullit” sipas Alpeve Ötztal ku u gjetën eshtrat e tij. Otzi kishte 50 tatuazhe në gjithë trupin e tij, gjë që disa shkencëtarë mendojnë se mund të jetë dëshmi e një formë të hershme e akupunkturës – gjë që në qoftë se është e vërtetë, do ta vendosë këtë formë trajtimi 2000 vjet para shfaqjes së saj të parë të dokumentuar në Kinë.
Tatuazhet kanë një histori të gjatë dhe të rëndësishme kulturore – duke qenë se përdoreshin si një shenjë fillimi, lidhjeje, klani, fisi, pronësie, apo lirie seksuale dhe personale.
Në kohët Viktoriane, gratë e klasës së lartë i mbulonin trupat e tyre me tatuazhe si simbol i pavarësisë së tyre. Në librin e saj Trupa të Përçarjes: Një Histori Sekrete e Grave dhe Tatuazheve, Margot Mifflin beson se ky ishte një “gjest feminist” me të cilin këto gra “merrnin kontrollin e trupave të tyre në momentin që kishin pak fuqi gjetkë.” Nëna e Winston Churchill, Jennie, kishte një tatuazh gjarpri rreth dorës së saj si një simbol i pavarësisë së saj. Megjithatë, jo të gjitha gratë Viktoriane që kishin tatuazhe nuk e bënin këtë gjë vullnetarisht. Mifflin raporton se disa grave të varfra u bëheshin tatuazhe me forcë dhe ekspozoheshin në shfaqje të çuditshme dhe karnavale.
Femra e parë e dokumentuar që bënte tatuazhe ishte Maud Wagner, për të cilën thuhet se la takim me burrin e saj të ardhshëm, me kusht që ai ti mësonte artin e tatuazhimit. Në vitet 1920, tatuazhet në tërë trupin ishin shumë popullorë, por sharmi i tyre humbi gjatë Depresionit të vitit 1930, vetëm për tu rishfaqur gjatë fundit të viteve 1940 deri në 1960, kur shiheshin si simbol i njerëzve të përjashtuar nga shoqëria.
Këto fotografi të vjetra tregojnë gratë e tatuazhuara nga vitet 1900 deri 1960.
Për më shumë klikoni në: Dangerousminds.net