Çmimi gruaja e vitit 2014
Koalicioni Për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë në bashkëpunim me Aleancën e Grave Parlamentare dhe organizata e aktivistë të shoqërisë civile, organizuan sot Takimin Konsultativ Strategjik për të diskutuar rreth nismave të përbashkëta që mund të ndërmerren përgjatë muajve në vazhdim për të sjellë një ndryshim në përfaqësimin e grave në nivel vendor në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi reformën dhe ndryshimet e domosdoshme në Kodin Zgjedhor për të bërë të mundur përfaqësimin e legjitimuar të grave në politikë, nevojën për përcaktimin e mekanizmave që do të sigurojnë zbatimin e kuotës gjinore, propozimet për ndryshime në Ligjin për Partitë Politike si edhe mbi aktivitetet që mund dhe duhet të ndërmerren nga të gjithë aktorë për të mbështetur, promovuar dhe rritur përfaqësimin e pjesmarrjen e grave në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Në këtë takim gjithashtu u bë ndarja publike e Çmimeve ‘Gruaja e Vitit 2014’.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorin Politikë shkoi për znj. Nora Malaj (1601 vota ose 38% e votave të dhëna për gratë në politikë), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorin Ekonomi/Biznes shkoi për znj. Era Xhabafti (3131 vota, 49%), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorin Shoqëri Civile shkoi për znj. Suela Lala (1286 vota, 28%). Përkrah tre çmimeve të mësipërme, ne këtë aktivitet u nda dhe një Çmim Special pas vdekjes për znj. Nimfa Jaço për kontributin e saj të madh në shoqëri civile pwr mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe vecanërisht atë të grave.