Foto të mrekullueshme para dhe pas, të rrugëtimit për ndryshimin gjinor
“Liria, përparimi, diversiteti, respekti.” Këto janë qëllimet që fotografja Claudia Gonzalez ka shprehur për The Huffington Post. Ato shërbejnë si shpresat ambicioze që qëndrojnë pas projektit të saj fotografik “Ricaktim”. Fotot e mrekullueshme para dhe pas, të individëve që kanë marrë konfirmim për ndryshimin e gjinisë në Kubë, dhe duke bërë këtë, kthejnë në të pavdekshëm një identitet që shumë shpesh është i mohuar.
Kuba bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në të drejtat e LGBT-ve që nga vitet 1960, kur shumë meshkuj gej u detyruan të shkonin në kampe pune nën sundimin e Fidel Kastros. Megjithatë, shumë punëdhënës vazhdojnë me paragjykimet e tyre, duke e bërë të vështirë për individët transeksualë të kenë akses në punë dhe arsim. Disa duke u përballur me diskriminimin dhe presionin kthehen drejt prostitucionit ose trafikut të drogës, si një mjet për të përballuar jetesën. Si rezultat, dokumentimi më vizual i kulturës transeksuale në Kubë, sillet rreth këtyre fushave të pakta të jetës.
Gonzalez donte ta ndryshonte këtë gjë. Ajo u përfshi në një institucion të quajtur CENESEX, një institut arsimor, kërkimor dhe bamirës që ofron një qasje holistike për studimin e seksualitetit. “Kur dëgjova për CENESEX, unë ndjeva angazhim për këtë projekt”, tha artistja. “Ideja më erdhi menjëherë. Kjo ide ishte relativisht e thjeshtë por revolucionare: të kapja portrete të ndjeshme dhe fuqizuese të individëve transeksualë të përfshirë me CENESEX para dhe pas konfirmimit të ndryshimit të tyre gjinor.”
Secili nga portretet e dyfishtë janë bërë në të njëjtën ditë, që do të thotë se subjektet fotografike nuk kishin bërë në të vërtetë ndonjë transformim fizik mes fotografive “para” dhe “pas”. Përkundrazi, imazhet kanë kapur transformimin simbolik të kirurgjisë.Tranzicioni i identitetit është hequr nga fizikaliteti.
Fotografitë e Gonzalez kombinojnë dokumentimin dhe poezinë për të kapur momentin e tanishëm e të drejtave LGBT të një vendi që është ende në zhvillim. “Ju mund të matni se si një vend po ndryshon, nga mënyra se si trajtohen njerëzit që janë pakica seksuale dhe gjinore,” tha Mariette Pathy Allen, fotografja e TransCuba. Shpresojmë që ndryshime të tilla pozitive të vinë me kalimin e kohës.
Për të parë të githa fotot klikoni në:
http://www.huffingtonpost.com/2014/12/08/gender-confirmation-surge_n_6268648.html?utm_hp_ref=transgender