Enver Hoxha apo vuajtjet e shkaktuara prej tij? U zgjodh Enver Hoxha
Mes objekteve të trashëgimisë komuniste, qeveria mund të zgjidhte mes bunkerit të shokut Enver dhe vendit të torturave të Sigurimit, shkruan Gjergj Erebara per reporter.al. Por qeveria zgjodhi bunkerin.
Kryeministri Edi Rama dukej se kishte një vendim për të marrë para ca kohësh: duhej të zgjidhte se kë nga objektet e trashëgimisë komuniste duhej të bënte muze. Një vendim i qeverisë i 22 korrikut 2014, parashikonte që një objekt sekret i Sigurimit i njohur si “Gjethi”, të kalonte në varësi të Ministrisë së Kulturës për t’u bërë muze. Që kur u mor ky vendim, nuk ka patur fonde për të dhe muzeu i sigurimit (dmth i vuajtjeve) nuk është bërë.