Anri Sala vleresohet me çmimin “Vincent” për artin bashkëkohor në Europë
Anri Sala, artsti instalativ Shqiptar, u vlerësua me çmimin Vincent i cili është një ndër çmimet më prestigjozë të artit bashkëkohor në Europë.
Sala ishte ndër pesë artistët që u nominuan për çmimin, bashkë me fituesin e çmimit Britanik, Gillian Ëearing. Juria tha se ishte e vështirë të zgjidhnin fituesin dhe se e përzgjodhën Anri Salën në bazë të punës së tij “poetike dhe njëkohësisht konceptuale”.
Pjesa fituese e Salës, e krijuar posaçërisht për çmimin, titullohej “Le Clash and Tlatelolco Clas” dhe kombinonte dy prej filmave të tij me një punim të tretë, Doldrums- një tambur i cili luhej automatikisht në përgjigje të tingujve më frekuenca të ulëta e të padëgjueshme të videove.
Për më shumë: http://www.theguardian.com/artanddesign/2014/nov/22/albanian-anri-sala-vincent-prize-contemporary-art?CMP=share_btn_fb