Komisioni i Ekonomisë rrëzon heqjen e akcizës për pijet energjike
Komisioni i Ekonomisë ka votuar kundër propozimit të Qeverisë, për heqjen e akcizës së pijeve energjike.
Pjesa tjetër e paketës fiskale u votua sipas variantit të propozuar nga Qeveria.
“Jemi kundër propozimit që ka ardhur nga Qeveria për heqjen e akcizës për pijet energjike. Mbetet për ditën e premte që ju të na ktheni përgjigje për kodet respektive që vitin e ardhshëm të mos kemi argument që të na referojë në evazion fiskal”, tha kryetari i Komisionit, Erjon Braçe.
Ndërkohë, mes deputetëve ka pasur debatë të forta për rritjen e Tatimit mbi të Ardhurat.
“Përveç se marrin pak interes, këta njerëz që depozitojnë para në bankë ne i vëmë edhe një tatim 15 për qind, dhe ku jemi ne?Pra është një diskutim tani ose ta marrim zë për zë dhe t’i rrimë parimit se kush fiton më shumë, paguan më shumë, ose ta lëmë sic është edhe votojmë“, tha deputeti Përparim Spahiu, deputet i LSI-së.
“Ky nen u votua, kalojmë te neni i radhës“, tha nga ana tjetër Braçe./TemA/