Dita e Kombeve te Bashkuara(Fokusi tek Rinia)
Me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara(Fokusi tek Rinia) në Qëndrën Kulturore Tulla do të mbahen një sërë aktivitetesh duke nisur nga ora 11:00 e deri ne 20:00. Kështu:
Prej 11:00-ës do të zhvillohet një format diskutimesh World Caffe mbi Planin Kombëtar të Aksionit për Rininë 2015-2020;
Nga 17:00 do të shfaqen disa dokumentarë të UN për Shqiperinë,
Në 19:00 ekspozitë “Digital Youth” mbi angazhimin e të rinjve në cështjet e aktivizmit
Nga 20:00 e tutje do të ketë performance live prej muzikantëve Genc Salihu dhe Alban Nimani
Drejtoria e Koordinimit të politikave Rinore (Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë) praktikoi formatin “World Caffe” në mbledhjen këshilluese për Planin Kombëtar të Rinisë 2015-2020, me organizatat rinore. Cdo tavolinë ka një tematikë dhe 2 folës të cilët udhëheqim prezantimin dhe një diskutim të shkurtër mbi temën. Diskutimi ndodh në të njejtën kohë tek cdo tavolinë dhe zgjat maksimalisht 20 minuta. Cdo grup (I përbërë prej 10-15 njerëzish) kalon të diskutojë tematikën e radhës. Ky format I lejon pjesëmarrësve të përfshihen me temën në mënyrë më të thelluar dhe personale. Formati është I suksesshem për të vulosur idetë kryesore dhe gjithashtu për t’u dhënë informacion pjesëmarrësve.
Temat:
• Punësimi dhe Sipërmarrja- Eno Ngjela, oficer i programit të UNDP dhe Erind Bejko, Kreu I Departamentit per Promovimin e Punësimit, Ministria e Mireqënies Sociale dhe Rinisë.
• Përfshirja Sociale dhe Mbrojtja- Alketa Zazo, oficere e programit te UNICEF dhe Etleva Sheshi, Specialiste tek Departamenti I “Mundësive të Barabarta” pranë Ministrisë së Mireqënies Sociale dhe Rinisë.
• Edukimi- Aurora Bushati, oficere e programit për UNICEF dhe Edlira Sina, Specialiste pranë Institutit të Kurrikulave tek Ministria e Arsimit
• Sjelljet e Shëndetshme të Rinisë- Dorina Tocaj, analist programi UNFPA dhe Gentiana Qirjako, Drejtoreshë e Promovimit te Shëndetit pranë Institutit të Shëndetit Publik
•Qytetaria Rinore dhe Fuqizimi I rinisë- Elida Nuri, Komunikimi UNFPA, dhe Rubin Beqo, Specialuist prane “Departamentit të Rinisë” tek Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
Për më shumë të dhëna klikoni këtu