“Pianodrom” në edicionin e dytë
Edicioni i dytë i PIANODROM fton një tufë avionësh të ulen nga 14 tetori 2014 deri në 9 mars 2015 mbi këtë platformë ndërkombëtare të festivalit më të madh në Shqipëri, për të sjellë në skenën shqiptare nga sallat më prestigjioze të botës pianistët më të njohur dhe shkolla të ndryshme të pianos nga Gjermania, Italia, Austria, Rusia, Zvicra, Çekia, Malajzia, Slovakia, Kroacia, Shqipëria. Simbolika e lëvizjes centripete me simbolikën e lëvizjes centrifuge do të gjenerojë për 6 muaj nga Tetori në Mars e më pas për 6 muaj të tjerë në televizione, autorë, epoka, stile të ndryshme të muzikës klasike, paraklasike, muzikës jazz, danc bashkëkohorë, si dhe shkolla të ndryshme të pianos. Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar Pianodrom, është një nga projektet e mbështetura nga Ministria e Kulturës për vitin 2014.
PIANODROM në edicionin e dytë ka 39 evenimente ndër të cilat: 27 premiera koncertale, 12 evenimente teorike dhe master class, 128 vepra shqiptare, 152 vepra të trashëgimisë botërore, 21 sonata, 6 rapsodi, 2 koncerte dhe koncertino, 10 sinfoni, 76 premiera botërore, 41 vepra të kompozitorëve të rinj, një koncert i plotë Homazh me krijimtarinë e Tonin Harapit, një tjetër me krijimtarinë e Kozma Larës, 3 koncerte me veprat e kompozitorëve të rinj dhe mjaft koncerte të tjera me pianistë të rinj, te cilat dëshmojnë se PIANODROM realizon një nga synimet e rëndësishme, atë të zhvillimit të kompozicionit. Pa zhvillim të kompozicionit nuk ka zhvillim të muzikës. Totali i veprave që luhen në PIANODROM 2014 – 2015 është 280 vepra që i shtohen 220 veprave që solli PIANODROMI 2013 dhe mund të themi, jo pa krenari, se Shoqata AELFIOR dhe PIANODROM sjellin 500 vepra në 2 vjet. Kjo është një shifër e kualitet i jashtëzakonshëm që pasuron ndjeshëm gjeostilistikën e Festivalit e që sfidon dhe institucionet profesioniste.
Për më shumë informacion klikoni këtu: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/pianodrom-ne-edicionin-e-dyte