Zelanda lejon martesat brenda te njejtit seks. 31 cifte kurorezohen ne diten e pare
Zelanda e Re është vendi i 14 në botë dhe i pari në rajonin e Azi-Paqësorit që ka autorizuar martesat mes të njëjtit seks. Që në ditën e parë 31 çifte janë kurorëzuar me martesë. Dy zonja i kanë thënë po njëra-tjetrës gjatë një fluturimi me avion mbi Zelandë ndërsa dy burra australianë janë martuar në saj të një iniciative të institucionit të turizmit në Zelandën e Re- në Muzeun kombëtar në ëellington. Bashkimi i tyre, megjithatë, nuk është njohur nga qeveria në Canberra.