Raporti i “Save the Children”: Shqiperia nder vendet me vdekshmerine me te larte foshnjore
Kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova kanë renditur si arritje të tyre uljen e vdekshmërisë foshnjore. Madje kjo ka zënë vendin kryesor në deklaratat e tyre. Por roparti më i fundit i publikuar lidhur me vdekshmërinë foshnjore në vend tregon të kundërtën.
Raporti më i fundit i publikuar nga “Save the Children” e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekshmërinë foshnjore më të lartë. Sipas raportit 18% e vdekjeve nën moshën 5-vjeçare ndodhin në ditën që lind fëmija, ndërsa 50% ndodhin brenda muajit të parë të lindjes. Sipas raportit në Europën Qendrore dhe Lindore, rreziku i vdekjes në ditën e lindjes është më i lartë në Shqipëri, Turqi dhe Rumani. Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë në ditën e parë të lindjes nga çdo vend tjetër në Gadishullin Ballkanik.