Historike per LGBT, ndryshon Kodi Penal, LGBT me te mbrojtur. Totozani: ky eshte revolucion
Miratimi nga Kuvendi i Shqiperise i projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, e bën Shqipërinë ndër vendet me legjislacionin më të përparuar në rajon dhe më gjerë në mbrojtje të komunitetit LGBT.
Po çfarë parashikojnë për LGBT ndryshimet e fundit në Kodin penal që u votuan edhe nga maxhoranca edhe nga opozita në seancën e datës 2 maj?
Ndryshimi i parë shumë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi edhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (pra mbron më shumë edhe komunitetin transgjinor).