Kriza, 33% e shqiptarve marrin borxh per t’u ushqyer
Një raport i Bankës Shqiptare tregon situatën kritike në të cilën ndodhen shqiptarët.
Sipas këtij raporti të kryer në 16 qytete shqiptare, 33% e qytetarëve marrin borxh për të ushqyer.
“Në totalin e familjeve të intervistuara, rreth 33% e kampionit (401 familje) pohojnë se kanë (në momentin e intervistimit) një hua të papaguar, çka përbën një rritje me rreth 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar (janar-qershor 2012). Në 45% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se e kanë siguruar huan nga burime formale, si “banka” (39%) dhe “institucione të tjera financiare jobanka” (6%). Kjo përbën një rritje me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Në 54% të rasteve, familjet huamarrëse deklarojnë se u janë drejtuar burimeve informale si “persona fizikë” (41%) dhe “hua nga dyqanet” (13%)”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.