Asnje zgjidhje per banoret e nxjerre nga ndertesa, greva e urise ne diten e dhjete
Asnjë zgjidhje për banorët e ndërtesës trekatëshe në rrugën “Margarita Tutulani”, të cilët prej disa ditësh janë në grevë urie. Ndërtesa trekatëshe është e rrethuar nga policia, ndërsa kati i tretë është shembur nga pronarët. Banorët, të cilët sot janë në ditën e dhjetë të grevës së urisë shprehen të bindur për të vazhduar deri në zgjidhjen e problemit të tyre. ata thonë se do të vijojnë të qëndrojnë në ndërtesën ku kanë banuar për 50 vjet. Një prej grevistëve është përkeqësuar sot dhe është dërguar në spital. Ramazan Liles, 60 vjeç, po i jepet ndihma mjekësore në spital, ndërsa nëntë banorë të tjerë vazhdojnë grevën, të vendosur për të qëndruar aty deri në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e tyre.