Sot, Dita Boterore e lirise se shtypit, Unioni i Gazetareve ne proteste
Prej 20 vitesh data 3 maj kujtohet si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në këtë ditë i bëhet jehonë parimeve themelore të lirisë së shtypit, për t`i vlerësuar ato në mbarë botën, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët, të cilët kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit.