MJAFT diskriminimit racist ne Itali
Faqa e parë e gazetës “Il Tirreno” në 8 shkurt 2013 ka fyer së tepërmi të gjithë shqiptarët, e kryesisht ata që jetojnë në Itali. Lajmi kryesor i kësaj gazete me 8 shkurt mbante titullin “’Turist’ shqiptar i pëlejnë vjedhjet”.
“Për të riparuar dëmin e një artikulli ‘racist’ nuk mjafton vetëm një artikull ‘pozitiv’ që tregon për shqiptarin e integruar që punon në ndërtim dhe ha pica” shkruan Darien Levani në Albanianneës.it dhe citon Umberto Econ me thënien e tij: “Një mohim është një lajm që jepet dy herë”.
“Të përgjigjesh, siç kemi bërë shpesh, duke shkruar ‘jo, turistëve nuk i pëlqen vjedhja por Cappella Sistiani dhe statuja e Davidit’ nuk është më e mjaftueshme” vazhdon Levani dhe shpjegon se kjo është arsyeja pse Albanianneës.it dërgoi një ankesë formale në Urdhrin e Gazetarëve të Toscanas.
Ankesa për këtë titull që nxit urrejtje raciale i ka shkuar edhe Prokurorit të Pistoias.
“Jemi të lodhur nga ata që thonë, apo që lenë të kutosh se ne jemi të gjithë kriminelë, përdhunues, vrasës, grabitës, hajdutë, të pacivilizuar, injorantë, mizorë, shpërndarës droge, të pandershëm dhe të prirur për të shkelur ligjet. Nga sot ne themi mjaft.” ka përfunduar Darien Levani në shkrimin e tij.