Tre viktima ne Peshkopi
Shenim nga Erjon Tela
Një ngjarje e rënde ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në një fshat të Pershkopisë. Mësohet se nusja ka vrarë vjehrrën dhe më pas e ka groposur atë.
Krimi ka ndodhur në fshatin Luzni të Pershkopisë, ku 67-vjeçarja Naime Skuta është vrarë nga nusja e shtëpisë, e cila mësohet se është ndihmuar edhe nga kunata e saj. Më vonë ajo është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka pranuar krimin.
Dy nuset jetonin në të njëjtën shtëpi, ndërsa bashkëshortët e tyre, djemtë e viktimës ishin në emigracion në Greqi.
Në shqipëri vazhdon të përsëritet fenomeni i nuseve për punët e shtëpisë apo që të kujdesen për nënën e babain e moshuar. Dy nuset (dy Marigotw e Çajupit) dhe vjehrra e tyre jetonin së bashku edhe pse me sa duket nga ngjarjet asnjëra nga të treja nuk e dëshirontë një gjë të tillë, por burrat e shtëpisë kishin vendosur që kështu duhej bërë.
Shkaqet e krimit nuk janë ende të qarta, por është e qartë që të treja gratë e asaj shtëpie janë viktima. Një tjetër herë gruaja bëhet viktimë e dhunës në familje. Më ndjeni por unë në këtë histori shikoj tre viktima dhe dhunesit nuk kanë të numëruar.