Vajza, dinjitetin kerkojani babait!
BRISEIDA ANDONI
Kam ditë që lexoj shkrime rreth ngjarjeve fatkeqe që përfshijnë femra të këtij vendi. Thirrje të vazhdueshme për drejtësi, liri, shkundje të opinionit publik, reagime komunitare ndaj dhunës. Të them të drejtën, më ka pëlqyer ky fluiditet i fjalës së shkruar si një nga armët e vetme ndërgjegjësuese, ndonëse i rrallë dhe gati për t’u shpalosur në raste ekstreme therjesh.