Rrihen brutalisht aktiviste dhe deputete te Vetevevendosjes teksa policia shperndan protesten e tyre
Ne foto poshte eshte deputeti dhe aktivisti i Vetevendosjes Liburn Aliu i rrahur nga Policia.
Protestuesit e Vetëvendosjes u përleshen me forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët kanë arrestuar disa nga aktivistët, kurse pjesën tjetër kanë filluar ta shpërndajnë duke përdorur gaz lotsjellës. Pas thyerjes së kordonëve të Policisë së Kosovës, ka ndërhyrë njësia speciale, e cila ka larguar protestuesit deri te Fakulteti Filologjik, duke bllokuar kështu edhe rrugën për vetura.
Kurse Policia ka arrestuar Visar Ymerin dhe Xhelal Sveçlën.
Qetësohen protestuesit dhe policët
Kordoni i Njësisë Speciale është zëvendësuar me polici të rregullt, ndërsa protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë ulur në sheshin Nënë Tereza.
Ndërkohë një numër i madh i protestuesve dhe policëve janë lënduar gjatë protestës së sotme.
Policia: Deri në orën 15 janë arrestuar 33 persona
Lidhur me protestën që është duke u mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, saktësisht para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policia e Kosovës ka njoftuar se deri në këto momente situata është duke u menaxhuar me sukses nga Policia.
“Protestuesit kohë pas kohe kanë vazhduar me sulme ndaj zyrtarëve policor dhe si pasojë e sajë njësitet policore me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sigurimit të institucioneve shtetërorë janë detyruar të intervenojnë. Numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Kosovës deri në ora 15 ka arritur në 33 persona. Numri i protestuesve në këto momente është rreth 100”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kurti: Popullin s’mund ta ndalni
Protesta e Vetëvendosjes ka vazhduar për orë të tëra. Pasi mori veten nga gazi lotsjellës, Albin Kurti iu drejtua protestuesve, duke pohuar se kjo protestë po bëhet për të kundërshtuar takimin midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç dhe kundër dialogut politik për veriun e Kosovës, duke pohuar që pas asaj që ndodhi të premten, e hëna nuk mund të jetë një ditë e zakonshme, thua se nuk ka ndodhur asgjë.